Haradinaj: Të zbulohen mashtruesit, e të mos u ndalen të ardhurat veteranëve të vërtetë

20:19 | 18 Mars 2019

Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka thënë se nuk duhet të ketë ndalje të të ardhurave për veteranët e vërtetë për faj të amshturesve që janë futur në listat e veteranëve.

Ai duke folur për RTK-në ka komentuar kërkesën e Prokurorisë për pezullim të pagesave të pensioneve për 19 mijë veteranë, deri në përfundim të procesit gjyqësor, e ka parë si diçka të padrejtë.

Haradinaj ka thënë se Prokuroria po provokon trazira.

“Nuk është e drejtë që njerëzve meritorë t’u ndalen të ardhurat. Le të zbulohen mashtruesit dhe pastaj të detyrohen t’i kthejnë paratë. OVL e UÇK-së i ofron bashkëpunim Prokurorisë. I vërteti nuk duhet të vuajë për shkak të maskarait”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Xhevdet Qeriqi, veteran i UÇK-së, ka thënë se organeve të drejtësisë duhet dëshmuar që fjala është për veteran të vërtetë në mënyrë që atyre të mos u ndalohen të ardhurat.

Komento: