Haradinaj thirrje Kurtit: Investo në gazsjellës dhe ndërto një termocentral me qymyr

10:13 | 05 Shtator 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti siç thotë të dalë nga rrethimi.

Ai ka kërkuar nga Kurti të rritë pagat, të investojë në gazsjellës dhe të ndërtojë një termocentral në qymyr.

Postimi i Haradinajt:

Kryeministër, dil nga rrethimi!

– Rriti pagat me ligj

– Investo në gazsjellës

– Ndërto një termocentral me qymyr

– Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos

– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë

– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
– Ktheje shpresën se e ke mundësinë.

Komento: