Haradinaj thotë se AAK nuk i ndërron fjalët: Jemi me SHBA-në

18:42 | 04 May 2019

Haradinaj flet për raporte me SHBA-në.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përzgjedhur përvjetorin e 17 të partisë për të folur për raportet e mira të Kosovës me Amerikën dhe BE-në.

Ka thënë se s’është marre të thuhet se Kosova në planin global është me SHBA-në, e cila ka përkrahur dhe po përkrahë shtetin kosovar.

“Edhe Evropa duhet ta kuptojë se jemi Evropë. Është edhe në interesin e tyre. Ne i takojmë edhe botës. Bota jonë është Amerika”, ka thënë Haradinaj.

“Amerika ke me ne në ditë të vështirë, po rri me ne, është me ne”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se njerëzit e partisë së tij janë shembull se si mbahet fjala.

“Nuk dua të ndërrojmë qëndrimet tona përditë. Kur jep fjalën Aleanca, Aleanca i qëndron prapa fjalës së vetë”, ka thënë ai.

Komento: