Haradinaj thotë se do t’i kenë 20 deputetë, thumbon VV-në: Ka kalu koha e Rugovës

21:17 | 17 Janar 2021

Haradinaj thotë se kenë mbi 20 deputetë.

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se mendojnë se do të kenë mbi 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai ka dhënë arsyet e këtij synimi të partisë që udhëheq Ramush Haradinaj.

“Matematika jonë është shumë e thjeshtë. Domethënë mendimin e kemi për me dalë 20 deputetë plus. Ky është qëllimi dhe është pretendim real. Nuk jemi duke parë ëndrra, por në bazë të asaj që shohim në terren, në bazë të listës po ashtu, të kaluarës tonë, në bazë të kryetarëve të komunave që kanë punuar fort”, thotë Haradinaj në Kanal10.

“Aleanca është më e madhja në pushtet lokal. Ne jemi me shtatë komuna në nivel të qeverisjes. Jemi partia e parë dhe ajo ka me u përkthyer në votë detyrimisht. Në 13 komuna bashkëqeverisim thotë ai”, thotë ai.

Ai foli edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se kjo mbetet një ëndërr për ta.

“Ata që pretendojnë mbi 50 për qind ka kalu koha e Ibrahim Rugovës, edhe mi çu Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën është vështirë me besu”, tha ai.

Komento: