Haradinaj thotë se Kosova duhet të krenohet me këtë gjë

09:52 | 10 Dhjetor 2018

Në Ditën Bothërore të të Drejtave të Njeriut, Kryeministri i Kosovës ka disa fjalë për të thënë.

Ai thënë se mund të krenohemi me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojmë të jemi kampionë të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Ai ka shkruar në Facebook se Kosova ndjekë praktikat më të mira të shoqërive të lira, ku dinjiteti dhe integriteti i njeriut është interes thelbësor.

“Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, mund të krenohemi me garantimin e të drejtave për çdo komunitet dhe në këtë drejtim synojmë të jemi kampionë të vërtetë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Të drejtat e njeriut janë të pandashme, të ndërlidhura dhe të ndervarura, qofshin të drejta civile apo politike.

Në shoqërinë dhe në shtetin tonë të ri, nuk ka vend për diskriminim në baza etnike, fetare, partiake ose rajonale dhe për këtë krahas Kushtetutës sonë shumë të avancuar, ekziston një vetëdije e lartë qytetare dhe institucionale”, ka shkruar ai

Komento: