Haradinaj pas takimit me Jean Marie Guehenno: Kosova e gatshme për marrëveshje në kufijtë ekzistues.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar ish-diplomatin francez, aktualisht këshilltar i lartë i Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guehenno.
Lajmin për këtë takim, Haradinaj e ka bërë të ditur në Facebook ku ka dhënë edhe detaje.
“Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Ai ka shtuar se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse në kufijtë ekzistues.
“Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.