Haradinaj thotë se Kosova nuk e ka në plan të ikë prej të drejtës së vetë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj thotë se Kosova nuk e ka në plan të ikë prej të drejtës së vetë

18:52 | 21 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Akademinë Përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Skender Rexhepi dhe Dëshmorit të Kombit Fitim Duraku.

Haradinaj falënderoi familjarët e dëshmorëve e të heronjve të kombit dhe familjarët e atyre që kujtohen sot, Skenderit e Fitimit.

Kryeministri tha se ajo që është e veçantë tek Skenderi e Fitimi, është ajo se ata janë njerëzit që kanë bërë rrugë në luftë, njerëzit që luftën nuk e kanë marr hua prej askujt, por që gjithmonë iu ka fjetur zemra në përpjekjet e tyre për liri.

“Veçanërisht Skenderi si një djalë që e ka udhëhequr vetën dhe i ka krijuar detyrat e veta luftarake, dhe duke qenë edhe Fitimi dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, e vërtetë se janë prej atyre që në luftën tonë për liri e kanë vendin shumë të çmuar e të respektuar”, tha ai duke kujtuar kohën dhe veprën e tyre.

Haradinaj tha se mund të flasë shumë gjatë për veprat e Skenderit e Fitimit, për veprat e tyre për lirinë e Kosovës, por duhet folur edhe për të tashmen dhe të ardhmen duke thënë se Kosova nuk e ka në plan të ikë prej të drejtës së vetë e as të ikë më shumë.

Një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në emër të bashkëluftëtarëve të pranishmit i përshëndeti, Isa Krasniqi, ndërsa në emër të familjarëve foli Altin Rexhepi, djali i heroit te Kosovës, Skender Rexhepi.

Të pranishëm në këtë Akademi Përkujtimore ishin kryetarë komunash, deputetë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.

Komento: