
Haradinaj ka thënë se Albin Kurti do ta kthejë Serbinë në Kosovë.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sonte në Zona B ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Albin Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë.
Sipas tij, heqja e taksës e kthen Serbinë këtu.
‘’E vetmja gjë e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë’’.
‘’Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën. Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’.