Haradinaj thotë se Mitrovica është lënë anash – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj thotë se Mitrovica është lënë anash

21:42 | 11 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me 20 biznesmenë nga Mitrovica.

Haradinaj ka thënë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash.

Përmes një postimi në Facebook, ai tani është momenti i kthesës, sepse, siç thotë ai, ‘ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve’, përcjell ORAinfo.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve.

Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, janë epokë e re, që na çojnë drejt zhvillimit ekonomik.

Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike.

Komento: