Haradinaj thotë se për seancën e sotme ende nuk ka kourum

14:41 | 15 Dhjetor 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se janë në pritje të nisë seanca por ende s’ka kuorum.

Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme për dialogun, në holl të Kuvendit tha se ka pajtim mes grupeve parlamentare të pozitës, por edhe me PSD-në.

“Pritet dakordimi për një ligj. Vendimi u mor dje, po presim të shohim nëse sot ka kuorum. Nëse ka kuorum përfundon sot, nuk e di a do të vijnë të gjithë deputetët, ende s’kemi kuorum. AAK-ja është gati për seancë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se funksionet e presidentit Thaçit janë kushtetuese e nuk do të ndryshojnë, por dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit.

“Kushdo që e përfaqëson Kosovën, do t’i pajisimin me materie të nevojshme. Ekzekutivi e ka për detyrë t’i përgatisë ata, ne do të jemi transparent dhe kemi punuar shumë në këtë drejtim.

Kryeministri tha se opozitën nuk e obligojnë të marrin pjesë, porse duhet të jenë pjesë e konsensusit.

“Duhet të ketë marrëveshje të shumta që ndërlidhen me temat me Serbinë. Duhet të kemi konsensus”, tha ai.

Komento: