Haradinaj thotë se qytetarët e komunave veriore dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

21:51 | 19 May 2019

Haradinaj flet për procesin zgjedhor.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka përshëndetur procesin e rregullt zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se qytetarët e këtyre komunave dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor demokratik.

“Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës. Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre” ka shkruar Haradinaj.

Komento: