Haradinaj thotë se veteranët nuk janë mashtrues

00:01 | 23 Mars 2019

Nasim Haradinaj thotë se, veteranët nuk janë mashtrues, prokuroria le t’i hetojë të gjithë.

Nasim Haradinaj, nënkryetar i organizatës së OVL-së së UÇK-së, thotë se organizata e veteranëve të luftës ka bërë gjithë punën që, sipas tyre, është e drejtë. Ai ka thënë se veteranët e UÇK’së nuk janë mashtrues.

Haradinaj në DPT te Fidani në T7 ka thënë se Prokuroria e shtetit le t’i hetojë të gjithë dhe të dihet kush ka manipuluar me lista.

“ Veteranët nuk janë mashtrues. Le të hetohen të gjithë. Përgjegjësinë për lista duhet ta japin ata që janë marr me verifikimin e listave”

Ai ka thënë se në fryrjen e listave kanë marrë pjesë të gjitha partitë politike.

“Ka pasur ndërhyrje nga të gjithë partitë politike. Këtë gjë tashmë e dinë të gjithë dhe për këtë duhet të jepen përgjegjësi. Të gjitha paritet shqiptare janë përzër në lista të veteranëve”.

Komento: