Haradinaj tregon a pati përdorim të forcës së tepruar gjatë aksionit në veri

15:41 | 28 May 2019

Njësia Speciale e Kosovës ka kryer sot një operacion të madh në veri të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, ka folur për aksionin e Policisë në gjithë vendin për kapjen e zyrtarëve të dyshuar në Polici dhe Doganë lidhur me korrupsion e vepra të ngjashme.

Ai ka thënë se aksioni është zhvilluar në dy ditë në shumë zona të vendit, e së fundmi edhe në veri.

Në aksionin që përfundoi me dhjetëra të arrestuar e me disa policë të lënduar si pasojë e hasjes në rezistencë nga banorë në veri, Haradinaj ka thënë se Policia nuk ka përdorur forcë të tepruar.

“Me urdhër të prokurorit ka ndodh një operacion arrestimi/bastisjeje për të përfshirët në korrupsion e vepra të ngjashme. Aksioni është zhvilluar në dy ditë edhe në zona të tjera Drenas, Prizren e tash edhe në veri. S’ka qenë motivi kundër serbëve. Kam pa reagimin e Qeverisë së Serbisë. Kam apeluar të mos minohet përpjekja e Kosovës për luftimin e krimit. Policia e Kosovës ka qenë e kujdesshme, nuk ka përdorur forcë të tepruar”, ka thënë ai.

Komento: