Haradinaj tregon arsyen pse nuk është takuar me Thaҫin, që një kohë të gjatë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj tregon arsyen pse nuk është takuar me Thaҫin, që një kohë të gjatë

21:07 | 28 Janar 2019

Marrëdhëniet mes Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës, janë shumë të komentuara kohëve të fundit.

Ramush Haradinaj, ka folur rreth mosmarrëveshjeve të tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Haradinaj ka treguar se me Thaçin ka pasur një përplasje të ashpër, javë më parë.

Sipas kryeministrit, prej kur ka ndodhur kjo përplasje mes tij e presidentit, ai më nuk është takuar me të sy më sy.

“Kemi pasur një përplasje në shtëpinë e Behgjet Pacollit dhe që prej asaj dite nuk jam takuar më me Hashim Thaçin”, ka thënë Haradinaj për syri.net.

“Në fakt, ajo përplasje ka ndodhur mes meje dhe Thaçit për çështjet e Kosovës”, ka shtuar ai.

“Nuk mund të tregoj më shumë se ç’ka ndodhur në atë takim…”, ka thënë shefi i ekzekutivit.

Komento: