Haradinaj tregon katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor

15:08 | 29 Shtator 2024
haradinaj-tregon-kater-shtyllat-kryesore-te-programit-zgjedhor

Kryetari i AAK-së,m Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029,ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.

Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.

  1. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;
  2. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
  3. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
  4. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë Haradinaj.

“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, u shpreh Haradinaj.

Komento: