Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët një çështje akoma e pazgjidhur për Kosovën.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Hradinaj, thotë që në qershor ka pak gjasa që të ndodhë liberalizimi i vizave. Sipas tij, vjeshta është periudha kur mund të merret një vendim pozitiv për Kosovën.
Ai në një konferencë për media ka thënë se “PO”-ja e marrë në Gjermani, është një moment kthese në këtë proces, megjithatë thekson se hyrja në rend të ditës është një gjë shumë me rëndësi.
“Mendojmë se me qëndrimin e Gjermanisë, është një moment kthese. Hyrja në agjendë është me rëndësi. Tash kryesimin e ka Rumania, por prej 1 korrikut e ka Rumania. Nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin. Por jemi në proces. Ma shumë unë mendoj që me vjeshtë do t’i kemi lajmet e mira. Por qershori është shumë afër për të ndodhur”, është shprehur Haradinaj, raporton Gazeta Express.
Ndër të tjera në këtë konferencë ai ka folur edhe për mocionin e opozitës, dhe takimin e 6 qershorit me Merkelin në Berlin.