Haradinaj tregon se a ka gjasë AAK t’i bashkohet Kurtit në Qeveri

13:41 | 21 October 2022

A ka gjasa që AAK-ja t’i bashkohet Kurtit në Qeveri? Flet Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinja, në konferencën e mbajtur për media ka dhënë detaje për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale me Serbinë.

Ndërkohë nga gazetarët është pyetur se cilat janë gjasat që AAK-ja t’i bashkohet Qeverisë Kurit në koalicion në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë.

Haradinaj ka qenë i shkurtër në përgjigje duke thënë se gjasat për një gjë të tillë janë zero.

“Xerro”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Komento: