Ҫka e pret Kosovën pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE? Për këtë ka folur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se është e vështirë të bëhen parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, mirëpo se sipas tij udhëheqësia e re e BE-së duhet të fokusohet më shumë për problemet e Ballkanit.
“Është zor me ba parashikime për rezultat të zgjedhjeve. Do të ketë një ruajtje të besimit nga BE-ja. Shpresojmë që BE-ja do ta rritë fokusin në Ballkan, ne jemi në komunikim direkt me SHBA-të për zhvillimet rreth nesh. Besojmë që një bashkëpunim i ngushtë do të jetë mes vendit tonë, Serbisë dhe BE-së”, ka thënë ai.
Duke folur për fondet e dhëna nga Bashkimi Evropian, Haradinaj ka thënë se Serbia të njëjta po i keqpërdor duke blerë armë në Rusi.“Serbia po blen armë në Moskë.
Ato armë janë për qëllim të luftëra dhe kushtojnë shumë pare dhe me këtë po i bjen që Serbia po i mer paratë e taksapaguesve dhe po hap vende të reja në Moskë.
BE-ja s’po ankohet po jep prapë fonde. Për këtë deshta të them që ka shumë specifika. Ne jemi një vend që kemi dalë nga lufta.
Nëse jetoni në një vend në Evropë, ka skemë për atë që është i papunë. Ne nuk kemi mbërri ende ku duhet. Mendimi jem është që sa më shumë të ketë Evropë në rajon është më mirë për stabilizimin e Ballkanit”, ka thënë Haradinaj