Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në seancën solemne të Ditës së Pavarësisë ka pasur probleme të veta derisa ka pranuar se nuk ka qenë me disponim të mirë.
“Nuk e di që kam qenë i acaruar për besë. Acarimet i kam të natyrave të tjera. S’ka pas të bëjë me seancën, kam pasur probleme të mia”, ka thënë Haradinaj në Gllogjan, përcjell ORAinfo.
Sa i përket pohimit “Ma qenef mashkull nuk kam parë në jetë” i cili është dëgjuar pas përfundimit të seancës, i pari i Qeverisë ka thënë se një gjë e tillë nuk i kujtohet.
“Për besë nuk më kujtohet! Ndoshta e kam thënë, kam qenë në dalje. Nuk e di çfarë ka qenë tema”, ka thënë Haradinaj.
Dje ai është dëgjuar duke përdorur këtë shprehje dhe është aluduar se kjo iu drejtua të parit të PDK-së, Kadri Veseli.