Haradinaj tregon se si do zgjidhet dialogu me Serbinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj tregon se si do zgjidhet dialogu me Serbinë

22:27 | 28 Dhjetor 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me dialogun e Serbisë.

Haradinaj, ka zhvilluar një intervistë në RTV21. Kryeministri edhe më herët ka kërkuar që në procesin e dialogut me Serbinë të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë intervistë, Haradinaj gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me letrën e presidentit Trump.

Kryeminsitri i Kosovës foli edhe për rolin e BE’së dhe SHBA’së në lidhje relacionet Kosovë-Serbi.

Haradinaj përsëri kritikoi Shefen e Politikës së Jashtme të BE’së, Federica Mogherini. Ai tha se Mogherini nuk ka bërë asgjë në lidhje me problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi se problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm me përfshirjen e SHBA’së në dialog. I pari i qeverisë tha se po t’ia lëmë në dorë vetëm Mogherin’it, ‘’do të mbësim kështu edhe 3000 vjet’’.

Haradinaj tha se lufta në Bosnje dhe Kosovë ka përfunduar vetëm me ndërhyrjen e SHBA’së, dhe problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm me përfshirjen e tyre.

Komento: