Haradinaj tregon se si janë marrëdhëniet me Amerikën pas taksës

21:53 | 22 February 2019

Ramush Haradinaj ka thënë se taksa nuk i prish marrëdhëniet me Amerikën.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë të jetë kusht për vazhdimin e dialogut. Ai ka treguar se mbajtja e taksës nuk i prish marrëdhëniet strategjike me Amerikën.

Duke diskutuar për taksën, kryeministri Haradinaj deklaroi se mbajtja e taksës nuk i prish marrëdhëniet strategjike me Amerikën, sipas tij mund ta prishë ndonjë veprim ditor, javor apo mujor, mirëpo jo marrëdhënien strategjike me Amerikën.

“Marrëdhënia do të mund të prishej nëse ne do të dilnim kundër ligjit, mirëpo vendimi për taksën është veprim ligjor, kushtetues dhe në kuadër të normave të cilat janë të dakorduara për marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Amerikë”.

Kryeministri thekson se ky nuk është një vendim i dedikuar Amerikës apo ndonjë aleati të përbashkët, por një kundërshtari që ka pozita armiqësore kundrejt Kosovës siç është Serbia, e cila me paratë që i fiton duke shitur në Kosovë, blen armë tek armiku i Amerikës, Rusia.

Në intervistë për RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e heq, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me heq, ai s’po don me na njoftë, s’po don fqinjësi, po don na me ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj

Komento: