Haradinaj tregon temat në të cilat do të angazhohet AAK

13:10 | 08 October 2019

Ramush Haradinaj nuk ka arritur të marrë me shumë se 11.5 % të votave në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ramush Haradinaj ka postuar në Facebook temat në të cilat thotë se partia e tij do të angazhohet për interes të vendit.

Aty përfshihen: politika e jashtme, dialogu me Serbinë, politikat ekonomike, sundimi i ligjit dhe infrastruktura.

Ja postimi i plotë i tij:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit.

Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:

Politikë e Jashtme

Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA

• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB
• Statusi i kandidatit për BE
• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave

Dialogu me Serbinë

Dialogu pa kushte me Serbinë

• Taksa dhe reciprocitet deri në njohje
• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues
• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës

Politikat ekonomike

Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %

• Rritje dhe stabilitet buxhetor
• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal
• Kosova e Re, investimi i Contour Global
• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare
• Shtimi i subvencioneve në bujqësi
• Pagat 10% rritje çdo vit
• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën
Sundimi i Ligjit dhe Siguri

Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor
• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë

Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal

Ligji për Mitrovicën

• Rruga Deçan – Plavë
• Rruga Prizren – Tetovë
• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit
• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen
• Autostrada e Dukagjinit

Arsim dhe Politika sociale

Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual

• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve
• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore
• Rregullimi i pensioneve me ligj
RH

Komento: