Haradinaj u premton grave: 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro

20:08 | 09 January 2025
haradinaj-u-premton-grave:-1500-euro-per-femijen-e-pare,-2500-per-te-dytin-dhe-3500-per-te-tretin,-page-minimale-500-euro

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sonte në qytetin e Gjilanit ku ka zhvilluar takim me strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani dhe Kamenica.

Haradinaj gjatë këtij takimi u ka premtuar grave: 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro.

“Me programin tonë, gratë do të kenë mbështetje konkrete: 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për nënat me 3 e më shumë fëmijë, garanca shtetërore për bizneset e udhëhequra nga gratë. Arsimi profesional do të harmonizohet me tregun e punës, duke hapur perspektiva të reja për vajzat dhe gratë”, ka thënë Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Në takim me strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani dhe Kamenica, ndava vizionin tonë për fuqizimin e gruas në shoqërinë kosovare. Barazia gjinore nuk është vetëm çështje e të drejtave, por domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë.

Me programin tonë, gratë do të kenë mbështetje konkrete: 1500 euro për fëmijën e parë, 2500 për të dytin dhe 3500 për të tretin, pagë minimale 500 euro për nënat me 3 e më shumë fëmijë, garanca shtetërore për bizneset e udhëhequra nga gratë. Arsimi profesional do të harmonizohet me tregun e punës, duke hapur perspektiva të reja për vajzat dhe gratë.

Kandidatët tanë nga Gjilani dhe Kamenica, Zarife Asllani, Greta Kryeziu, Ahmet Isufi, Nazim Gagica, Faton Jakupi dhe Kushtrim Xhemaili, do të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës për të realizuar këtë vizion. Kosova fiton kur gratë fuqizohen!

#KosovaFituese #137

 

Komento: