Haradinaj u shërben kafe e ëmbëlsira policëve për Bajram

09:12 | 11 August 2019

Haradinaj vazhdon traditën: U shërben kafe e ëmbëlsira policëve për Bajram.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj tani më e ka bërë zakon që fillimisht të bëjë bajram me policët.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Haradinaj iu ka shërbyer kafe e ëmbëlsira disa policëve në detyrë.

“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”, ka shkruar ai në “Facebook”, duke publikuar edhe disa fotografi bashkë me Policinë e Kosovës.

Sot besimtarët myslimanë festojnë Festën e Kurban Bajramit e cila njëherit është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit.

Komento: