Haradinaj uron besimtarët myslimanë: Në Ramazan, të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore

15:08 | 28 Shkurt 2025
haradinaj-uron-besimtaret-myslimane:-ne-ramazan,-te-mbizoterojne-virtytet-me-te-mira-njerezore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se në këtë muaj të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë muaj të mëshirës, le të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti.  Agjërim të lehtë!”, thuhet në postimin e Haradinajt.

Komento: