Haradinaj uron Pashkët: Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja

22:30 | 04 Prill 2026
haradinaj-uron-pashket:-kjo-feste-e-shenjte-le-te-sjelle-paqe,-miresi-dhe-harmoni-ne-familjet-tuaja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

“Në vigjilje të festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët katolikë, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë bashkëkombësit tanë kudo që janë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1507587194065957?ref=embed_post

Komento: