Haradinaj uron shqiptarët pas fitores në Tuz

00:08 | 06 Mars 2023

Haradinaj uron shqiptarët pas fitores në Tuz: Morën atë që u takon.

Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” merr 18 mandate dhe zyrtarisht fiton të drejtën edhe për kryetarin e komunës së Tuzit. Tani shqiptarët nisin festën nën ngjyrat kuqezi

Rreth kësaj ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon.

“Forumi Shqiptar fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre. Urime Malësi! Të fala nga Kosova!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komento: