Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë rekrutët e ri të FSK-së që u certifikuan sot.
“Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës po merr krah”, ka shkruar ai në Facebook.
“Krenar që sot rreshtit të saj iu bashkua brezi i parë i rekrutëve të ushtrisë sonë”.
“Urime Kosovë!”.
Haradinaj nuk ka qenë sot në ceremoninë e certifikimit të 337 ushtarëve të rinj të FSK-së, sikurse as Presidenti Hashim Thaçi.
Aty është parë vetëm Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili edhe ka mbajtur një fjalim.