Haradinaj: Vepra e dalëzotësve të atdheut si Shaban Shala, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare

14:03 | 05 Janar 2024
haradinaj:-vepra-e-dalezotesve-te-atdheut-si-shaban-shala,-eshte-pragu-me-i-larte-i-krenarise-sone-kombetare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneral Shaban Shalën në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke thënë se ai ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, dhe njeriu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare.

“Pas luftës dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK. Vepra e dalëzotësve të Atdheut si Gjeneral Shala, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare”, shkroi mes tjerash Haradinaj në postimin e tij në Facebook.

Komento: