Haradinaj: Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen

14:47 | 15 July 2023

Haradinaj fton për pjesëmarrje në protestë: Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme pa dallim në qendër të Prishtinës, pas mospërfshirjes së veteranëve të luftës në Ligjin për Pagën Minimale.

“Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtar nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se protesta është mjet demokratik që e garanton Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

“Bashkë me shumë miq do të jemi prezentë në shesh në ora 18:00. Prandaj ju bëjë thirrje pa dallim partie të dalim së bashku në mbrojtje të vlerave tona më të çmuara”.

Komento: