Haradinaj viziton policin e plagosur në veri: Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para drejtësisë

17:14 | 09 Dhjetor 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot në spital pjesëtarin e Policisë që u plagos në veri, Ekrem Neziri.

Përmes kësaj vizite, Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë Nezirit derisa kërkoi që kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të përgjigjet para organeve të Drejtësisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij. Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Komento: