Haradinaj vjen me një deklaratë të ‘fuqishme’ për Ushtrinë e Kosovës

19:48 | 14 December 2018

Sot në Kuvendin e Kosovës, është votuar për transformimin e FSK-së, në ushtri.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes për të përshkruar FSK’në, tash ushtria e Kosovës.

Haradinaj në fjalën e tij në ceremoninë e parakalimit të trupave të FSK’së në kazermën Adem Jashari, foli për ushtrinë e Kosovës, për të cilën Kuvendi sot miratoi pakon e projektligjeve.

Kryeminsitri citoi Mattisin, i cili ka thënë për marinsat amerikanë “se nuk ka miq më të mirë, nuk ka ka armiq më të këqij”.

Të njëjtën frazë e përdori për ta përshkruar ushtrinë e Kosovës.

“Nuk ka mik më të mirë se FSK’ja, nuk ka armik më të keq se FSK’ja”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai tutje ka treguar se FSK dëshiron partneritet me secilën ushtri të rajonit dhe edhe me atë të Serbisë.

“Ftojmë për partneritet ushtritë e rajonit. Dëshirojmë që të kemi partneritet për paqe edhe me ushtrinë e Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Komento: