Haradinaj vjen me rrëfimin e rrallë, flet për kohën kur ishte ushtar i Jugosllavisë

21:17 | 03 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka bërë një rrëfim mjaftë të rrallë.

Haradinaj ka thënë se si ushtar ka qëndruar në qytetin e Pirotit, në juglindje të Serbisë.

“Ushtar kam shkuar në Pirot. Si kam mbërritur, më kanë thirrur në bisedë informative”, ka treguar ai.

Arsyeja, ka thënë Haradinaj, ishte se ai vinte nga një familje e njohur, që kishte shumë njerëz nëpër burgje.

“Më thanë: ‘A po e sheh këtë lëndën këtu?’ Këtu shkruan gjithçka për familjen tënde. Kurrë s’keni qenë me Jugosllavinë, me vëllazërim-bashkimin. Jeni e keqja’”, ka treguar ai.

Kryeministri i vendit ka thënë t’i jenë paraqitur “dy mundësi” nga eprorët. “A po do të shërbesh me nder, e të kthehesh në shtëpi. Apo po do ne të tregojmë se çfarë të gjen?”, ka kujtuar Haradinaj t’i kenë thënë.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se atje është munduar të bëhet “ushtar sa më i mirë”.

Ka treguar se në detyrat ushtarake kishte notat e mira.

Komento: