Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq po mundohet ta destabilizojë Ballkanin duke detyruar serbët të largohen nga postet publike në insitucionet e Republikës së Kosovës.
Për Haradinajn kjo është përpjekja e dytë e Vuçiqit, pasi herën e parë dështoi që të shkaktojë trazira përmes idesë për shkëmbim të territoreve
“Pasi dështoi për të destabilizuar Ballkanin përmes idesë së korrigjimit të territoreve, Vuçiq tashmë po tenton të destabilizojë rajonin duke iu kërkuar zyrtarëve serb të lenë postet e tyre publike”, ka shkruar Haradinaj, raporton Gazeta Express.
Kreu i Qeverisë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë kundër kësaj tendence të rreizkhsme të Vucicit.
“BE-ja duhet të reagojë kundër një përpjekje të tillë të rrezikshme”, ka shtuar Haradinaj.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se ai po kërkon investime nga Volksëageni i Gjermanisë, derisa në anën tjetër po e minon sigurinë dhe paqen në rajon.
“Presidenti Serb, Vucic, po kërkon investime të mëdha nga Gjermania (Volksvagëen), dhe në të njëjtën kohë po e minon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Kosovë. Kjo hipokrizi duhet të ndalet”, ka thënë në një reagim të dytë në llogarinë e tij në tëitter, Ramush Haradinaj./GazetaExpress/
#Serbia’s President #Vucic is seeking major #German investment (@Volksëagen) & at the same time continuously undermines peace & stability in #Kosovo & region. Hypocrisy must be called out!— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) March 29, 2019