
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
Në emisionin Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Krasniqi po i sulmon ata për shkak se, sipas tij, nuk po i nënshtrohen pushtetit.
“Pse duhet ky me sulmu Dautin ose Saminë? Se këta s’po tutën, po ua thonë disa sene. Ka njerëz që s’tutën në këtë vend. Pra, nuk është kah i sulmon ata për këto që po i thotë. Po ju siguroj që ky është multimilioner, ky dhe këta tjerët si ky. Klubi i tyre, lidhja e shkurt e korrupsionit. Mirëpo është duke i sulmuar se dikush nuk po iu nënshtrohet”, ka deklaruar Haradinaj.