
Ramush Haradinaj thotë se Shpend Maxhuni dha dorëheqje për arsye shëndetësore.
Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, që në Qeveri po mban debat me gazetarët, foli për dorëheqjen e Maxhunit.
Kujtojmë se dje ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni.
“z.Maxhuni ISHTE në detyrën e AKI-së më shumë se një vit. Ajo që mund të them është se jam në dijeni të punës, puna e tij ka qenë e mrekullueshme ka sjellë shumë njohuri . Ju siguroj se puna e tij në shërbim të vendit është e çmueshme. Motivacioni është për arsye shëndetësore, AKI ka zv/drejtor”, tha Haradinaj.
Haradinaj në këtë konferencë po ashtu ka prezantuar edhe një raport të punës për periudhën e qeverisjes së tij.
Kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka ‘lavdëruar’ vendimin e LVV-LDK që ta ulë në 12 numrin e ministrive.
“Kanë lëvdata prej meje nëse e ulin numrin e ministrive”, tha Haradinaj.