Haradinaj zbulon se kur platforma për dialogun do të jetë në Kuvend

14:58 | 05 Mars 2019

Sot është mbajtur mbledhja e Qeverisë ku janë diskutuar shumë çështje.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se shumë shpjet platforma për dialogun do të jetë në Kuvend.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë në konsulta të vazhdueshme që platforma e dialogut të jetë sa më shpejtë në Kuvend për votim, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt.

Në mbyllje të mbledhjes së Qeverisë ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë ministrave që të jenë nesër prezent në seancën solemne të Kuvendit për nder të Epopesë së UÇK-së.

Komento: