Haradinaje përsërit: Askush nuk është mbi ligjin

10:22 | 20 March 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj thotë se askush nuk është mbi ligjin, përderisa sipas tij, Kosova ka guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse.

Haradinaj ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse.

Këto komente Haradinaj, i ka bërë gjatë takimit që ka pasur me përfaqësues të nivelit të lartë të sundimit të ligjit.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta.

Postimi i tij i plotë:

“Askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, në fokus ishte roli i institucioneve tona në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit.

Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta. Të vetdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: