Pas dorëheqjes së ambasadës së SHBA-së nga Agjencia Kosovare e Verifikimit të Pronës, për shkak të emërimit të Naser Shalës në krye të këtij institucioni, ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se s’kemi nevojë të sillemi si në protektorat, ngase sipas tij bota e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur.
Haradinaj ndryshe njihet si njeri mjaft i afërt me Naser Shalën, për të cilin reaguan SHBA-të e Britania.
Ai në shumë fotografi shihet tejet i afërt me ish-komandant “ftyrën”.
Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:
Bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur. Prandaj sot nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat!
Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.
Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror!
Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!