Haradnaj: 174 numri i Aleancës – punë, jo premtime

13:26 | 04 Shtator 2025
Haradnaj: 174 numri i Aleancës – punë, jo premtime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar numrin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, e që është ‘174’.

Haradinaj shkruan:

174 është numri i Aleancës në fletëvotim!

Më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në komuna dhe vizionin tonë për fitore të reja.

Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet.

Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi.

Komento: