Hargreaves i shkon në takim Haxhiut, flasin për çështjen e presidentit

12:45 | 23 Shkurt 2026
hargreaves-i-shkon-ne-takim-haxhiut,-flasin-per-ceshtjen-e-presidentit

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun.

Bazuar në njoftimin që e ka bërë ai në Facebook, në këtë takim u diskutua për zgjedhjet presidenciale, progresin e shpejtë të Kuvendit si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy parlamenteve të vendeve, transmeton Klankosova.tv.

Kënaqësi të takoj kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe ta uroj për zgjedhjen e saj. Mirëprita progresin e shpejtë që ka bërë Kuvendi për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026. Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Mezi pritëm bashkëpunimin e ngushtë mes Parlamenteve të Kosovës dhe Britanisë”, ka shkruar ai.

Komento: