Hargreaves mbledh yjet e Sunny Hillit në rezidencën britanike, festojnë talentin kosovaro-britanik

19:15 | 26 Korrik 2024
hargreaves-mbledh-yjet-e-sunny-hillit-ne-rezidencen-britanike,-festojne-talentin-kosovaro-britanik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka mbledhur në rezidencën e ambasadës yjet e festivalit Sunny Hill.

Hargreaves tha se festivali Sunny Hill është një festë përrallore e talentit artistik të Kosovës e Britanisë së Madhe.

“Ishim të emocionuar të prisnim yjet dhe miqtë e festivalit në rezidencën britanike sot për të festuar muzikën dhe miqësinë, e edhe për ta mbështetur fushatën #Flagforher për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”, shkroi Hargreaves, transmeton Klankosova.tv.

Festivali Sunny Hill ka nisur dje, që tash po mbahet në lokacionin e ri, në Bërnicë, ku ka mbledhur mijëra njerëz.

Komento: