Po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjen e presidentit të ri amerikan.
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, fitoi në Uashington, duke siguruar 12 vota të Kolegjit Zgjedhor.
Rezultati, megjithatë, nuk është befasi, pasi këtë shtet e kanë fituar kandidatët demokratë së paku nga viti 1992 e këndej.
Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. /Gazeta 10/