Harrohen nga komuna, qytetarët e Podujevës mbyllin gropën

00:02 | 18 Gusht 2019

Vendi ynë ende përballet me probleme bazike.

Dy qytetarë të Podujevës, Durim Lumi dhe Agim Rekaliu me vetiniciativë kanë bërë një gjest për t’u vlerësuar.

Ata kanë mbyllur me kapak metalik një gropë pranë shkollës “Bedri Ahmeti” që ishte e hapur që 5-6 vite, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi ata kanë treguar momentin gjatë mbylljes së gropës.

Kjo gropë që disa vite kishte shkaktuar probleme të mëdha. Këmbësorët kishin lënduar këmbët e kishin ngecur shumë vetura.

“Sot ditë vikendi , unë e vëllau dr.Agimi i pushuam aktivitetet sportive ( çiklizmin në veqanti … ), e vendosëm të bëjmë një mini-punë vullnetare , për rrugën Skënderbeu ( emër i parapëlqyer për ne shqipëtarët … ), në mbylljen me kapak prej shufrave të metalit të një ” grope “, të ujërave atmosferike në cepin e rrugës , pranë shkollës : ” Bedri Ahmeti ” , te vendi i ashtuquajtur ” ish Pylltaria “!… Pas saldimit e ngjyrosjes kohë më’parë nga ana ime , sot në mbrëmje e vendosëm , s’bashku me vëllaun dr.stom.Agimin ( tani me siguri nuk do’të kemi këmbsorë të lënduar , e makina të ngecura , gati 5-6 vite s’a mungonte kapaku mbrojtës …( flm për një sqarim të stërgjatur e detajuar ?!… ).”, shkruhej në postimin e tyre.

Komento: