“Harrohet” Correa, Milan vjen me transferim të papritur

14:22 | 25 Gusht 2019

Milan nuk e ka ndërmend të nadalet.

Angel Correa është lojtari që përflitet më shumë se mund të vijë tek Milani së fundmi.

Sikurse raportojnë mediat italiane, përveç sulmuesit, drejtuesit e klubi po mendojnë të afrojnë edhe një mesfushor tjetër në merkato. Me të ardhurat që do të shitet sulmuesi Andre Silva, kuqezinjtë do të afrojnë në lojtar për repartin e qendrës në fushë.

Nuk bëhet i ditur ndonjë emër konkret, por mbetet për t’u parë nëse 7 herë kampionët e Europës do bëjnë ndonjë goditje cilësore. Ndërkohë, kujtojmë që sot, në orën 18:00, Milani luan ndeshjen e parë në Serie A për sezonin e ri.

Djemtë e drejtuar nga Giampaolo do të përballen me Udinesen në transfertë.

Komento: