Chelsea po mendon të përforcojë më shumë mesfushën në janar.
Trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter, po konsideron nënshkrimin e mesfushorit të AC Milan, Ismael Bennacer në dritaren e janarit, sipas Calciomercatoweb, përcjell ORAinfo.
Disa klube të mëdha evropiane kanë treguar interes për ndërkombëtarin algjerian, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024 dhe kuqezinjtë nuk do ta linin të largohej për asgjë më pak se 40 deri në 50 milionë euro./ORAinfo/