Almeda Abazi është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare, e që karrierën si modele pas Shqipërisë e vazhdoi në Turqi.
Para pak vitesh ajo u martua me aktorin e njohur turk, Tolgahan Saisman dhe tani ata janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë, përcjell ORAinfo.
Almeda kohë pas kohe kthehet në Shqipëri dhe nuk heziton të na tregojë sa shumë gëzohet kur vjen.
E sot, ajo ndodhet në Tiranë, nga ku ka postuar foto të ndryshme që nga moment i ardhjes, mirëpo, një që e ka postuar me nënën e saj ka marrë vëmendje të madhe pasi që nëna e saj duket poaq e re dhe e bukur sa Almeda./ORAinfo/