Milan është i lidhur ngushtë me një lëvizje të francezit të Nicës Allan Saint-Maximin, i cili ka impresionuar shumë me performancat e tij nw klubin francezkëtë sezon.
Megjithatë, Tuttosport po raportojnë se Rossonerët kanë plane rezervë, nëse lëvizja për krahun francez bie, përcjell ORAinfo.
Opsioni i parë alternativ është braziliani Everton i Gremio, i cili mund të formojë një partneritet të fortë me Lucas Paqueta si në klub ashtu edhe në nivel kombëtar.
Alternativa e dytë është ish-lojtari i Milanit Gerard Deulofeu, i cili ishte i lidhur me një kthim në Itali në dritaren e transferimit të janarit.
Së fundmi, alternativa e tretë e mundshme është sulmuesi italian i Napolit Simone Verdi. /ORAinfo/