Harrojeni Piatek, Milan po e transferon yllin e madh

17:05 | 16 Shkurt 2019

Milan nuk ka të ndalur.

Polaku Piatek po rezulton një blerje e qëlluar e Milanit. Kjo ka bërë që ekipi të vendoset në një tjetër lëvizje për një tjetrër polak.

Ndërkohë, ndjekësit e talenteve të kuqezinjve prej kohësh janë vënë në ndjekje të Bartosz Zynek. Polaku është (16 vjeç) dhe luan me ekipin U19 të Zglebie Lubin, klub nga i cili ka dalë edhe Piatek, para se të kalonte tre Cracovia.

Ai është pjesë e kombëtares U19 të Polonisë dhe sot do zbresë në fushë kundër Sllovakisë. Mesfushori konsiderohet si talent, teksa ka fituar edhe çmime personale në Poloni.

Komento: