Juventusi ,mund të bëjë një lëvizje për Christian Eriksen pasi mesfushori i Tottenham Hotspur njoftoi se do të donte të provonte diçka të re.
Eriksen ka shënuar 66 gola dhe ka siguruar 86 asistime në 277 paraqitjet e tij për Tottenham që prej ardhjes nga Ajax në vitin 2013, së fundmi duke i ndihmuar ata të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, ai i tha Ekstra Bladet, “Ndjej që jam në një fazë të karrierës sime ku do të doja të provoja diçka të re.
“Kam respektin më të thellë për gjithçka që po ndodh në Tottenham dhe nuk do të ishte diçka negative për të qëndruar. Por unë gjithashtu kam thënë se do të doja të provoja diçka të re.
“Unë shpresoj se diçka do të vendoset këtë verë. Ky është plani. Në futboll nuk e dini kur mund të ketë një vendim të tillë. Mund të jetë në çdo moment”, ka thënë ylli danez.
Kujtojmë se Eriksen po kërkohet me ngulm nga Real Madrid./ORAinfo/